12:04 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kështu duket parkingu i sheikut të Manchester Cityt (Foto)

Mansour bin Zayed bin Sultan Al Nahyan është personi i tretë më i pasur në botë. Sheiku është pronar i skuadrave të njohura si, Manchester City, Neë York City, Melbourne City, Yokohama Marinos apo Torques në Uruguaj.

Sheik Mansour bin Zayed (48 vjeç) është anëtar i familjes mbretërore të Abu Dhabit, duke qenë vëllai i vëllait të Emirit të Khalifa bin Zayed bin Sultan Al Nahayan. Vetëm në zyren ku punon ai, vlera e veturave të tij kap shifrën e 3 milionë eurove.

Që të gjitha janë me fotografitë e tij në pjesën anësore të veturës. Sheiku i Cityt është merakli i veturave dhe për këtë në shtatë raste fabrikat e veturave luksoze i kanë shitur modelet e reja atij si person i parë blerës./Indeksonline/