75 Mall Live Search
11:33 / E Mërkurë, 02 Tetor 2024 / MSH

Kështu duket sulmi iranian ndaj Izraelit (video)

Mbrëmë rreth orës 19:30 të kohë lokale, Irani sulmoi me raketa balistike Izraelin.

Sulmi ajror zgjati për disa orë, teksa autoritetet iraniane pohuan se kanë lëshuar mbi 180 raketa në drejtim të Izraelit, shkruan IndeksOnline.

Forcat e mbrojtjes të Izraelit thanë se shumica e raketave ishin “kapur nga Izraeli dhe koalicioni mbrojtës i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara”.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dënoi konfliktin në rritje në Lindjen e Mesme, duke thënë: “Kjo duhet të ndalet. Absolutisht kemi nevojë për armëpushim”.

Sipas kryeministrit izraelit, ky është një gabim për të cilin Irani do të paguajë shtrenjt, ndërkaq presidenti iranian e ka arsyetuar sulmin me “vetëmbrojtje”.

Zyrtarët izraelitë nuk kanë raportuar për ndonjë lëndim serioz si pasojë e sulmeve ajrore të së martës, por mjekët izraelitë thanë se dy persona ishin plagosur lehtë nga copëzat e raketave.

Mediet ndërkombëtare kanë raportuar për ngjarjen, duke publikuar pamje direkte nga qielli i zdritur i Tel-Avivit, nga raketat.

Israel warns of 'consequences' after unprecedented Iran missile attack: Top  developments
Airlines scramble to divert flights following Iranian missile attack on  Israel | The Times of Israel