22:19 / E Diele, 07 Gusht 2022 / Gj. Sh

Kështu duket tabela e Bundesligës Gjermane pas xhiros së parë

Me takimet e ditës së diel ka përfunduar xhiro e parë e Bundesligës gjermane.

Kampioni aktual, Bayern Munchen ka arritur fitoren më të thellë në javën e parë, ku ka mposhtur skuadrën e Eintracht Frankfurtit me rezultat 6-1, shkruan Indeksonline.

Sezonin e ri me fitore e ka nisur edhe skuadra e Dortmundit, e cila me rezultat minimal 1-0 mposhti Bayern Leverkusenin.

Tre pikë në javën e parë kanë marrë edhe Mainz, Freiburg, Union Berlin, Borussia Monchegladbach dhe Mainz.

Nga nëntë ndeshje në total, dy ndeshje kanë përfunduar me rezultat të barabartë.

Më poshtë rezultatet e të gjitha ndeshjeve nga java e parë:

FC Koln- Schalke 3-1,

Stuttgart-RB Leipzig 1-1,

Dortmund-Bayer Leverkusen 1-0,

Augsburg-Freiburg 0-4,

B. Monchengladbach-Hoffenheim 3-1,

Bochum-Mainz 1-2,

Union Berlin-Hertha Berlin 3-1,

Wolfsburg-Werder Bremen 2-2 dhe

Eintracht Frankfurt-Bayern Munich 1 -6.

Pas përfundimit të xhiros së parë, Bayern Munchen kryeson tabelen shkaku i golldallimit, i ndjekur nga Freiburg, Koln dhe skuadrat tjera që kanë arritur fitore, ndërsa në fundin e tabeles janë skuadrat e Hoffenheim, Augsburg dhe Eintracht Frankfurt./Indeksonline/

Tabela e plotë e Bundesligës pas xhiros së parë: