75 Mall Live Search
19:15 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / Gj. Sh

Kështu duket tabela e re e Superligës, pas tërheqjes së Feronikelit ’74 nga garat

Sot ka përfunduar java e 11-të e Superligës, ku janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit.

Drita shënoi fitore bindëse ndaj Prishtinës, me rezultat 3-0, ndërsa Ferizaji barazoi 1-1, me Malishevën, shkruan IndeksOnline.

Por sot ka ndodhur edhe një ngjarje e pazakontë, pasi klubi i Feronikelit ’74 ka vendosur të tërhiqet nga garat, pas paknaqësive në referim, arsyeja kryesore që shtyu klubin nga Drenasi të marr këtë vendim.

Tërheqja e Feronikelit ’74 nga garat ka hallakatur edhe tabelën e Superligës.

Sipas rregullorës së garave të këtij sezoni, nëse një klub tërhiqet ose përjashtohet para se të zhvilloj 50% të ndeshjeve të atij sezoni, të gjitha rezultatet e tyre dhe pikët deri në atë moment bëhen të pavlefshme.

Me këtë rast, pasi ka kaluar vetëm 30% e sezonit, ekipeve të tjera do iu numërohen si të pavlefshme pikët e fituara ndaj Niklit.

Nga kjo rregullore, më së shumti do të pësoj skuadra e Ferizaji, ku do ti minusohen 6 pikë.

Llpai do të ketë 4 pikë më pak, Ballkani, Suhareka, Prishtina, Gjilani e Dukagjini do të kenë nga 3 pikë më pak, ndërsa Drita e Malisheva nga 1 pikë.

Më posht mund ta shihni tabelën e Superligës pas ndeshjeve të javës së 11-të, dhe atë pas tërheqjes së Feronikelit ’74./IndeksOnline/