18:39 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Kështu duket tabela e Superligës pas përfundimit të kampionatit (Foto)

Drita është shpallur Kampion i Superligës duke siguruar pozitën e parë në ndeshjen direkte kundër Prishtinës.

Skuadra nga Gjilani grumbulloi 67 pikë duke shënuar 18 fitore, 13 barazime dhe dy humbje.

Prishtina është e dyta me 64 pikë me 18 fitore, 10 barazime dhe pesë humbje.

Besa e Pejës dhe Vllaznia e Pozheranit sezonin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e Parë ndërsa Vellznimi dhe Flamurtari do të garojnë në barazh. /IndeksOnline/