75 Mall Live Search
17:59 / E Hënë, 19 Shtator 2022 / Gj. Sh

Kështu duket tabela në Superligën e Kosovë pas ndeshjeve të xhiros së tetë

Tashmë kanë përfunduar të xhitha ndeshjet e xhiros së tetë në AlbiMall Superligën e Kosovës, për edicionin 2022/23.

Ndeshja e fundit e kësaj jave u luajt të hënën, ku Ballkani e mposhti në udhëtim Ferizjain me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Të dielen Drenica e ka mposhtur në shtëpi Prishtinën me rezultat 2-1, ndërsa Trepça ’89, fitoi me rezultat bindës 3-0 ndaj Dukagjinit.

Dy ndeshje tjera janë zhvilluar ditën e shtune, ku Llapi fitoi si mysafir i Gjilanit me rezultat 1-0, ndërsa Drita fitoi ndaj Malishevës me rezultatë 4-2.

Pas ndeshjeve të kësaj jave, Drita është rikthyer në krye të Superligës me 17 pikë, e ndjekur nga Gjilani me 14 pikë.

Skuadrat të cilat ndodhen në tre pozitat e fundit janë Ferizaji dhe Malisheva me nga 7 pikë ndërsa Dukagjini ka vetëm 2 pikë.

Më posht mund ta shikoni tabelen e plotë të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll pas ndeshjeve të xhiros së tetë, edhe pse shumica e skuadrave nuk i kanë zhvilluar të gjitha ndeshjet./IndeksOnline/