Kështu duket tabela në Superligën e Kosovës pas ndeshjeve të sotme

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme të javës së 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Drita ka vazhduar me fitore duke e mposhtur në udhëtim skuadrën e Dukagjinit me rezultat 1-0, ndërsa Prishtina në shtëpi ka fituar ndaj Ferizajit me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Drita nuk di për humbje këtë edicion dhe vazhdon të jetë lidere në Superligën e Kosovës me 27 pikë, e ndejekur nga Ballkani me 21 pikë por që ka tre ndeshje më pak të zhvilluara.
Prishtina pas fitores së sotme është ngritur në pozitën e tretë me 15 pikë aq sa ka edheskuadra e Gjilanit.
Në tre pozitat e fundit në tabel janë Malisheva, Dukagjini dhe Ferizaji me nga 8 pikë./IndeksOnline/
