10:35 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Kështu duket ura e autostradës ‘Arbër Xhaferi’, para lëshimit për qarkullim

Ka mbetur edhe pak kohë deri në hapjen zyrtare për qarkullim të autostradës ‘Arbër Xhaferi’.

Autostrada e cila lidh Prishtinën me Shkupin do të lëshohet për qarkullim zyrtarisht me 29 maj.

Madje kjo gjë u konfirmua së fundi edhe nga Ministri i MI-së, Pal Lekaj, i cili tha se Autostrada Arbër Xhaferi zyrtarisht hapet më 29 maj.

E së fundi janë publikuar edhe disa fotografi se si po duket në përfundim e sipër edhe një prej urave më të mëdha në Ballkan, e cila është e gjatë afro 7 kilometra.

“E them se i tërë projekti i kësaj autostrade me gjithë 10 përqindëshin që i ka pas punët shtesë e krejt, do t’i kushtojë Kosovës diku 700 milionë”,ka thënë Lekaj./Indeksonline/