75 Mall Live Search
20:22 / E Martë, 24 Shtator 2024 / MSH

Kështu duket vila e Bajqinovcit, pasi u dëmtua nga një shpërthim (pamje)

Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjendet afër Bjeshkëve të Bajgorës, është dëmtuar ditën e sotme.

Burimet e IndeksOnline pohuan se ajo është dëmtuar nga një shpërthim, e që dyshohet të jetë eksploziv.

Në vendin e ngjarjes dolën njësitet relevante, të cilat u morën me ekzaminimet.

Dyshimet e para ekzistojnë se në vilën e Bajqinovcit është hedhur granatë dore.

Vet deputeti i LVV-së deklaroi se akoma nuk e di se çfarë ka ndodhur saktë, dhe se informatën mbi shpërthimin e mori nga disa banorë të zonës.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vila e tij.