75 Mall Live Search
19:33 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Kështu e festoi ditëlindjen bashkëshortja e Ermal Mamaqit

Ditën e djeshme, moderatorja shqiptare Amarda Toska ka festuar ditëlindjen. Ami që në fillim të ditës ka marrë një urim nga bashkëshorti i saj Ermal Mamaqi.

Në mbrëmje Ermali dhe stafi i saj e kanë surprizuar atë me organizimin e një feste. Moderatorja e njohur ka ndarë disa pamje nga festa e madhe ku shihet shumë e lumtur pranë bashkëpunëtorëve dhe bashkëshortit të saj.

Siç shihet në videot dhe fotot e postuara të gjithë janë mbledhur në një dark ku nuk kanë munguar vallet popullore dhe argëtimi deri në orët e para të mëngjesit.