19:14 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kështu e festoi Dua Lipa triumfin në Grammy Awards

Të dielën në LA u mbajt edicioni i 61-të i eventit prestigjioz të muzikës Grammy Awards.

Në këtë ngjarje ishte Dua Lipa, ajo që rrëmbeu dy çmime të rëndësishme, duke u bërë shqiptarja e parë që del me trofe.

Ylli kosovar me famë botërore, përmes disa imazheve të postuara në rrjetet sociale tregon se pas përfundimit të eventit, ka darkuar me personat e zemrës së saj, ndërsa në një fotografi shihet se si Katy Parry e përqafon atë./Indeksonline/