10:04 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

Kështu e kërcënonte Luana Vjollcën kosovari që u arrestua sot

29-vjeçari nga Kosova me inicialet A.M, është arrestuar sot në Tiranë, meqenëse akuzohet se prej disa muajsh e përndiqte moderatoren, Luana Vjollca.

I riu e kishte kërcënuar moderatoren dhe motrën e saj edhe përmes postimeve në rrjetin social Facebook.

Në një postim që e kishte bërë në tetor të vitit të kaluar, ai kishte kërcënuar edhe të gjithë ata që bashkëpunojnë me dy motrat se do të kenë “masakra në familje.

Ndryshe, i riu është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit, pranë banesës së moderatores.

“Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor- Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.