Kështu e komenton Erion Veliaj çështjen e Saimir Tahirit
Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka folur për herë të parë për çështjen Tahiri.
Ata janë përfolur gjithnjë si rivalë në Partinë Socialiste dhe reagimi i tij u prit me interes, por Erion Veliaj preferoi të flasë ftohtë dhe shkurt për Saimir Tahirin, i cili sot ndodhet nën akuzë për drogë.
“E kam parë çështjen Tahiri si i jashtëm. Kam komunikuar me të në telefon për solidaritet njerëzor, por s’jam në forumet e partisë dhe nuk e di konkretisht si është vepruar me të. Di që drejtësia po vazhdon hetimet”, u shpreh Erion Veliaj në “Top Story”./ Opinion.al