75 Mall Live Search
10:28 / E Enjte, 22 Maj 2025 / G T

Kështu e përjetoi mbrëmë Lucas Moura triumfin e Tottenhamit në Europa League

Futbollisti i njohur brazilian, Lucas Moura, ishte tejet i emocionuar mbrëmë, pasi ish-skuadra e tij, Tottenham Hotpsur triumfoi në UEFA Europa League.

Mourna i cili qëndroi më shumë se gjashtë vjet te Spurs, mbrëmë festoi nga shtëpia e tij, shkruan Indeksonline

Ai mezi priste fundin e ndeshjes, për të festuar në kushte shtëpiake titullin e parë të Tottenhamit pas 17-vjetëve.

Moura ishte transferuar te Spursi gjatë vitit 2018 nga PSG-ja për 28 milionë euro. Në vitin 2023, Moura u largua si një legjendë nga Tottenhami, por pa fituar titull.

32-vjeçari që tashmë luan te Sao Paulo në Brazil, te Tottenham zhvilloi 221 paraqitje, shënoi 39 gola dhe bëri 27 asiste./Indeksonline/