Kështu e prezantoi Abdixhiku 50-shin e LDK-së, Fadil Aliu
Përpara qytetarëve të Prishtinës dhe jo vetëm, LDK-ja sonte prezantoi listën e kandidatëve për deputet të Kuvendit.
50-shi i kësaj partie, Fadil Aliu, u prezantua si veprimtar i shquar dhe kontribut-dhënës i madh për shtetin.
Me këtë rast, Aliu u zotua për punë të mira dhe përgjegjësi të madhe ndaj besimit të qytetarit.
“Sonte, u prezantuan 110 kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputetë, të cilët kërkojnë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në mesin e 110 kandidatëve, jam edhe unë me numër 50.
Ky është një besim i madh, është përgjegjësi e madhe ndaj besimit të anëtarëve e veprimtarëve të Lidhjes sonë, por edhe ndaj besimit të qytetarëve.
Lista jonë, e cila mban numrin 123, është listë që dallon jashtëzakonisht shumë, ngase brenda saj janë profesionistë të dalluar e të dëshmuar, janë njerëz të fjalës e të besës, njerëz të punës e përkushtimit.
Përveç listës më të mirë, ne e kemi edhe programin më të mirë, e vizionin e qartë që buron drejtpërdrejt nga nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Republikës sonë” shkroi Aliu.
Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme mbahen më 28 dhjetor.

