Kështu e uroi Meghan Markle, Princ Harryn për ditëlindje

Meghan Markle festoi 41-vjetorin e Princ Harry-t me një dedikim romantik dhe paksa ‘funny’ në rrjetet sociale.
Duka e Sussex publikoi të hënën një foto të vjetër të bashkëshortit të saj në Instagram, duke shkruar: “Oh hi, birthday boy.”
Në foto, Harry shfaqej me uniformën e tij si pilot ushtarak, duke parë drejt në kamera.
Ky nuk është hera e parë që Meghan ndan momente të veçanta me ndjekësit. Që prej hapjes së llogarisë së saj në janar, ish-aktorja 44-vjeçare ka postuar vazhdimisht dedikime për Harry-n, duke ofruar një vështrim intim mbi marrëdhënien e tyre.