Kështu e uron Yllka Kuqi bashkëshortin, për ditëlindje

Bashkëshorti i Yllka Kuqit sot feston ditëlindjen.
Këngëtarja e ka bërë një dedikim të veçantë për të.
Me një postim në Instagram, ajo e uroi përmes një fotografie familjare, ku tashmë iu ka shtuar edhe një anëtar me rastin e lindjes së një vajze.
‘Dhurata e ditëlindjes, Urime dashni tpaqa përjetë për shumë vite të lumtura bashkë‘, ka shkruar Yllka në postim.
Kujtojmë që pak kohë më parë ata u bënë prindër për herë të parë.
