10:10 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kështu e uruan Limajn, pasi u lirua [Foto]

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të pafajshëm dje Fatmir Limajn për të gjitha pikat e akuzave të rastit të njohur gjyqësor të MTPT-së. Po ashtu është liruar edhe ish shefi  i kabinetit të Limajt, Endrit Shala.

Kështu, pas lirimit, Limaj është pritur në vendlindjen e tij në Malishevë me pritje madhështore nga qytetarët, shkruan Indeksonline.

Të parin e Nismës, e kanë uruar kolegët e tij të partisë, po ashtu edhe figura të njohura.

Ai me një fjalim të mbajtur dje në Malishevë, i ka falënderuar të gjithë për përkrahjen që ja kanë dhënë atij çdo herë.

Më poshtë shihni disa fotografi pas lirimit të Fatmir Limaj: