10:15 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kështu falënderojnë meksikanët-Korean që çuan në shtëpi Gjermaninë

Tifozët meksikan falënderojnë në këtë mënyrë Korean që çuan në shtëpi Gjermaninë

Tifozët meksikanë falënderuan popullin aziatik pasi mundën Gjermanin dhe shpëtuan Meksikën nga rënia e tyre në Kupën Botërore.

Në videot e kapura në Mexico City shihen tifozët që brohorisin dhe mbajnë koreanë nëpër rrugë në shpatullat e tyre.

Ka pasur festime të egra në qytet pas fitores dramatike 2 me 0 për Korean e Jugut ndaj kampionëve të botës.

Meksika arriti të kualifikohet më tutje përkundër humbjes nga Suedia me 3 me 0, pasi Gjermania humbi.

Festa u zhvillua nga qindra meksikanë pranë ambasadës së Koreasë së Jugut në lagjen luksoze të qytetit të Meksikës, Lomas de Chapultepec, ku valonin flamujt e dy vendeve dhe festuar duke shtyrë ambasadorin e Koreas Jugore në Meksikë të pijë edhe tekila./Indeksonline/