75 Mall Live Search
12:24 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Kështu fillon një ditë vikendi për Ledri Vulën!

Reperi i njohur dhe i suksesshëm, Ledri Vula është padyshim edhe njëri nga meshkujt më të adhuruar nga gjinia femërore.

E kjo e gjitha fal fizikut të tij për të cilin ai edhe kujdeset me ushtrime intensive të cilat e ndihmojnë të jetë në top formë, shkruan Indeksonline.

Një ditë vikendi për Ledrin nis pikërisht duke ushtruar kickboks, ai këtë e ka treguar edhe përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në ‘Instagram’.

Krahas angazhimeve të shumta në muzikë, reperi nuk e la anash asnjëherë as pjesë e përkujdeset të shëndetit të tij.

Kujtojmë që Ledri së fundi publikoj projektin ‘That’s mine’ me reperin Gashi, ndërsa po vazhdon të jetë i angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë shtetit./Indeskonline/