09:49 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kështu i elektrizon 60,000 tifozë çdo ndeshje spikeri i Napolit

“Nuk mund ta shpjegoj se cfarë emocioni i madh është kur unë e bëj këtë. Nuk është punë por pasion”, – kishte thënë më herët Daniele Bellini, folësi i stadiumit të Napolit.

Bellini është bërë fonografimi i famshëm i Stadio San Polo për shumë vite, me komentimin e tij të shkëlqyer duke bërtitur emrin e lojtarëve pas golave të shënuar. Ai nuk e thotë emrin e lojtarit vetëm një herë, por disa herë.

Edhe pse ai bën këtë punë që disa vite, shumë prej njerëzve e dëgjuan për herë të parë zërin e Daniele kur britmat e tij ‘GONZALO’ u bën virale në vitin 2013.

Ai që atëherë ka bërtitur emrat e shumë lojtarëve të Napolit, duke përfshirë magjistarin e tyre të vogël, Lorenzo Insigne, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme. /IndeksOnline/