08:46 / E Diele, 11 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kështu i gëzohet fitores së Haxhi Krasniqit, ish e dashura e tij

Mbrëmë Robin Haxhi Krasniqi ka arritur ta fitoi meçin e ëndrrave, pasi mposhti me nokaut kampionin gjerman, Dominic Bosel.

Krasniqi fitoi titujt WBA dhe IBO, tituj këta që boksieri ynë priti për plotë 15 vite, shkruan Indeksonline.

Por kësaj fitore iu gëzua edhe ish e dashura e tij, Heidi Lushtaku.

Ajo në rrjetin social Instagram ka ndarë fotografi të tij, teksa vazhdimisht e ka përkrahur gjatë mbrëmjes së djeshme.

“Go go go champ” ka shkruar Heidi sipër fotografisë së tij.

Ndërsa në fund ndau edhe pamje nga momenti i nokautit të kundërshtarit të tij, ku shkroi “YESSSS”.