Kështu i uron ky deputet i VV-së Ahmetin e Haskukën për fitoret e tyre
Deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi ka reaguar pas fitores së Shpend Ahmetit, duke uruar të gjithë qytetarët dhe aktivistët.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar Ahmetin i cili fitoi edhe një mandat si kryetar i Prishtinës.
Me këtë rast, Ahmeti i fitoi këto zgjedhje pas numërimit të votave me kusht, me postë dhe personave me aftësi të kufizuara.
“Zemrat nuk kanë të ndalur. Ato rrahen fort edhe sot në Prishtinë e Prizren.
Urime për të gjithë qytetarët e aktivistët.
Urime Shpend e Mytaher”, ka shkruar Çaushi./Indeksonline/