15:54 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kështu i uron ky deputet i VV-së Ahmetin e Haskukën për fitoret e tyre

Deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi ka reaguar pas fitores së Shpend Ahmetit, duke uruar të gjithë qytetarët dhe aktivistët.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook,  ka uruar Ahmetin i cili fitoi edhe një mandat si kryetar i Prishtinës.

Me këtë rast, Ahmeti i  fitoi këto zgjedhje pas numërimit të votave me kusht, me postë dhe personave me aftësi të kufizuara.

“Zemrat nuk kanë të ndalur. Ato rrahen fort edhe sot në Prishtinë e Prizren.

Urime për të gjithë qytetarët e aktivistët.

Urime Shpend e Mytaher”, ka shkruar Çaushi./Indeksonline/