10:41 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kështu iu gëzuan artistët fitores së Kosovës ndaj Malit të Zi

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar fitore ndaj Malit të Zi me rezultat 2 me 0.

E kjo ka bërë që të gjithë shqiptarët anë e mbanë t’i gëzohen kësaj fitore teksa nuk ka munguar festa, shkruan Indeksonline.

Lumturinë dhe krenarin për këtë e kanë shprehur edhe emrat e njohur të estradës, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë bërë postime të ndryshme.

Këngëtari Ermal Fejzullahu ka postuar një fotografi të ushtarëve e UÇK-së në vitin 1999 të kombinuar me atë të futbollistëve nga ndeshja e mbrëmshme teksa ka shkruar “Përpara djema, krenar me ju”.

Reperi i njohur, Ledri Vula ka publikuar një fotografi ku shihet një fëmijë që mban në duar flamurin kuq e zi dhe atë shtetëror.

Fotografinë e futbollistëve e ka publikuar edhe këngëtari, Blero i cili njihet si një përkrahës i madh i kombëtares së Kosovës.

Ndryshe, ka vepruar aktori i njohur, Fatmir Spahiu i cili në Instagram ka publikuar fotografive e trajnerit të Kosovës, Challandes përkrah të cilës ka shkruar “Faleminderit babi”.

Present në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ishin edhe aktorët e tjerë të humorit “Mensur Safqiu, Vedat Bajrami, Besnik Krapi, Fisnik Ademi dhe Jeton Zogjani të janë aty për të mbështetur djemtë e kombëtares në secilën ndeshje./Indeksonline/