Kështu kaluan natën serbët në Jarinje

Mbrëmë protestuesit serbë në pikën në Jarinje ndezen disa zjarre të reja për t’u ngrohur në motin e ftoftë.
Megjithatë nata mbrëmë kaloi pa asnjë incident, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportimeve, numri i protestuesve serbë është rritur përsëri në mëngjes në këtë pikë kufitare.
Pas pesë ditëve të skadimit të marrëveshjes, të hënën më 20 shtator – forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare Jarinje -Bërnjak për të zbatuar reciprocitetin.
Dhe sipas kësaj veturat me targa të Serbisë do të mund të qarkullojnë në Kosovë vetëm nëse i heqin ato dhe pajisen me targa të përkohshme të Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë./IndeksOnline/