Kështu mund të duket formacioni i Kosovës sonte ndaj Sllovenisë

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, duel ky në kuadër të rundit të tretë në grupin C’ të Ligës së Kombeve.
Djelmoshat e Kosovës në ndeshjen e sotme që zhvillohet në “Fadil Vokrri”, do të mundohen të japin maksimumin dhe të harrrojnë humbjen ndaj Maqedonisë së Veriut, shkruan IndeksOnline
Florian
Loshaj pritet të startojë nga minuta e parë në vend të Herolind Shalës, ndërsa
Benjamin Kololli edhe një herë pritet të luajë në qendër të sulmit, ashtu si
ndaj Moldavisë.
Më poshtë formacioni i mundshëm i Kosovës:
Formacioni (4-2-3-1): Muric: Vojvoda, Dresevic, Aliti, Hadërgjonaj: Loshaj, Berisha: Zhegrova, Celina, Zeneli: Kololli.