Kështu ndodhi vetaksidenti në magjistralen Prishtinë – Pejë ku u lënduan tre persona

Indeksonline pak më parë raportoi për një aksident në magjistralen Prishtinë – Pejë.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka konfirmuar se në këtë vetaksident janë lënduar tre persona.
“Rreth orës 13:50, afër Parkut të Biznesit në Korreticë të Lartë, drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë, është shkaktuar një aksident trafiku vetaksident, ku dyshohet se automjeti i tipit Reno Clio me targa vendore për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë në rrugë ka goditur në pjesën anësore dhe është rrokullisur.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona. Në vendin e ngjarjes kanë dal dy autoambulanca dhe kanë marrë personat e lënduar. Njësia patrolluese policore, përfshirë hetuesin kompetent nga Njësia për kontroll të autostradës janë marr me rastin”, tha Hoxha./Indeksonline/
