22:33 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kështu po duket Alketa Vejsiu, para daljes në skenën “gjigante” të Sanremos

Alketa Vejsiu sonte ngjitet në skenën e madhe të festivalit të muzikës “Sanremo”.

Moderatorja shqiptare do të prezantoj natën e tretë të festivalit italiane bashkë me  të dashurën e Cristiano Ronaldos, Georgina.

Pak para daljes në skenë, Alketa ka publikuar një fotografi në Instagram për të treguar për dukjen që do të ketë sonte.

Me grim të theksuar, fustan ngjyrë rozë me detaje me shkëlqim të kombinuar me aksesor, Alketa dukej tejet atraktive.

Kujtojmë që Alketa që kur mori ftesën zyrtare për të prezantuar në “Sanremo” është shprehur e emocionuar duke deklaruar se kjo është një nga ëndërrta e saj më të mëdha./Indeksonline/