19:33 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kështu po duket Elita Rudi në dasmën e MC Kreshës

Sonte reperi kosovar, Mc Kresha po i jep fund beqarisë.

Reperi i njohur do e kurorëzojë dashurinë me një rreth të ngushtë të familjarëve dhe miqve në një prej restoranteve të kryeqytetit.

Në këtë dasmë po marrin pjesë edhe emra të njohur të shoë bizit. Është modelja dhe bashkëshortja e Gjikos, Elita Rudi, që sjellë elegancën e vet në një video në Instagram.

Elita ka vendosur të vishet me një palë pantallona të ngjitur, më ndryshe se herave të tjera në evente të tillë.

Si gjithnjë duket mjaftë e ëmbël, ndonëse jo në pritshmëritë e fansave të saj sa i përket kësaj veshjeje./Indeksonline/