75 Mall Live Search
23:54 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kështu po e kalojnë sonte natën Afrona dhe Blero

Janë ndër çiftet më të përfolura.

Që nga bërja publike e lidhjes së tyre ata janë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave rozë, shkruan Indeksonline.

Bëhet fjalë për këngëtarin, Blero dhe partneren e tij, Afrona Dika.

Dyshja pak kohë më parë kanë shijuar disa ditë pushimi në Dubai, ndërsa tani ata po shijojnë një mbrëmje së bashku me miqtë e tyre në Zvicër.

Nga atje, Afrona ka publikuar disa imazhe ku shihet përkrah këngëtarit Blero.

Ndryshe, Blero dhe Afrona pritet të kurorëzohen në vitin që po vjen./Indeksonline/