75 Mall Live Search
12:05 / E Diele, 21 Korrik 2024 / Gj. Sh

Kështu priten të duken grupet e Ligës së Parë për edicionin e ri

Kanë mbetur më pak se një muaj nga fillimi i sezonit të ri futbollistik në Kosovë.

Të marten me 23 korrik do të hidhet shorti i Superligë, e cila nisë me 10 gusht, ndërsa Liga e Parë një javë më vonë me 17 gusht, shkruan IndeksOnline.

Ashtu edhe si vitet e fundit, Liga e Parë e Kosovës do të ndahet me dy grupe, ndërsa kështu pritet të duken Grupi A dhe B në edicionin e ri.

Grupi A: Trepça, Trepça 89, Mitrovica, Vëllaznimi, Liria, Drenica, Rahoveci, Rilindja 1974, Istogu, Phoenix (Besa e Pejës)

Grupi B: Prishtina e Re, Vushtrria, Dinamo, Keku, Vjosa, Ramiz Sadiku, 2 Korriku, Flamurtari, Kika, Fushë Kosova./IndeksOnline/