75 Mall Live Search
10:37 / E Mërkurë, 03 Nëntor 2021 / k.v

Kështu pritet të duket asambleja komunale e Prishtinës

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 17 ulëse në asamblenë komunale të Prishtinës, Lidhja Demokratike e Kosovës 14, Partia Demokratike e Kosovës 9, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6, Aleanca Kosova e Re 3, Nisma Socialdemokrate 1 dhe Lëvizja për Bashkim 1.

Pas bartësve të listës, personi më i votuar në këto zgjedhje është Nora Kelmendi e VV-së me 1.883 vota, pastaj Fehmi Kupina i LDK-së me 1.199 vota, shkruan IndeksOnline.

Rezultatet përfundimtare pritet të shpallen sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Bashkangjitur gjeni listës preliminare se si do të duket asambleja komunale e Prishtinës.