13:01 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Reagimi i Giannas, kur i thonin se Bryanti duhet ta bënte një djalë për t’ia lënë talentin

Gianna Bryanti është vajza e legjendës së basketbollit Kobe Bryant, që humbi jetën tragjikisht dje.

Kobe bashkë me vajzën e tij dhe familjarë të tjerë humbën jetën derisa po udhëtonin me helikopter.

Helikopteri u rrëzua derisa të vdekur mbetën pesë anëtarë që ndodheshin në bord.

Mediat amerikane kanë publikuar video ku shihet se Gianna, 13-vjeçare, ishte duke ndjekur hapat e babait.

Aksionet e saj janë identike me të babait.

Madje në një intervistë, Bryanti tregon se si kur i thoshin se duhet ta bënte edhe një djalë që t’i ndjekë hapat e tij, se si Gianna reagonte duke thënë se atë e bën ajo.