75 Mall Live Search
07:44 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Kështu renditen komunat nga numri i të infektuarve me COVID-19, e këto janë ato që s’kanë asnjë rast

362 persona janë zyrtarisht të infektuar me COVID-19 në Kosovë. Numri më i madh i të infektuarve u arrit mbrëmë 79.

Por ky numër bëri që edhe të ndryshohet renditja e komunave më të prekura me koronavirus në Kosovë.

Malisheva vazhdon të jetë e para me 68 raste, por që Ferizaji nga mbrëmë doli e dyta me 55 raste duke vazhduar me Prishtinë 47 raste, Mitrovica veriore 23 raste, Vushtrria poashtu 23, Prizreni 23, Gjilani 21, Vitia 18, Kamenica 14, Zveçan 11  raste, Gjakovë 10, Hani i Elezit 7, Peja 6 raste, Suhareka 5, Leposaviq 5, Podujevë 4 raste, Klinë 4, Fushë-Kosovë 4, Zubin Potok 4, Skenderaj 3, Lipjan 1, Shtime 1, Obiliq 1, Drenas 1, Rahovec 1, Istog 1.

Por mbrëmë harta e vendeve të infektuara në Kosovë u zgjerua, pasi u shënuan rastet e para edhe në Istog e Rahovec, raporton Indeksonline.

Janë disa komuna që vazhdojnë të mos kenë ndonjë person të infektuar me COVID-19, të paktën jo të konfirmuar deri tani.

Deçani, Mitrovica e jugut, Dragashi, Shtërpca, Kaçaniku, Novobërda, Mamush, Junik,  Kllokot, Graçanicë,  Ranillug si dhe Partesh.

Përpos 362 rasteve të shënuara si të infektuar në Kosovë, numri i të shëruarve është 59 kurse shtatë të tjerë humbën jetën, e shumë prej komunave u futën në karantinë shkaku i numrit të madh të të infektuarve./Indeksonline/