75 Mall Live Search
20:03 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kështu rënditet Shqipëria në grupin e saj

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Lituanisë dhe Shqipërisë, duel ky në kuadër të rundit të katër të grupit C’ të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja shqiptare u treguan me kërkues në këtë takim, kishin rastet mjaft të mira për shënim, me Seferin në minutën e 69’të të takimit që goditi jashtë portës, dhe Trashin që kishte një rast të mirë për gol, por që nuk ia doli të shënoi, shkruan IndeksOnline

Ky takim u mbyll pa gol në 0:0, barazimi i dytë pas ndeshjes me Kazakistanin.

Shqipëria, me këtë barazim sonte ndaj Lituanisë ka arritur të grmbullojë plotë 5 pikë dhe rënditet e dyta në grupin C’.

Më poshtë e gjeni edhe rënditjen e Shqipërisë në grupin C’.