Kështu rrahen sirianët në Suharekë, nuk iu lejohet të hypin në autobusin që vinte në Prishtinë

Disa sirianë janë sulmuar fizikisht nga disa persona në Suharekë.
Ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë.
Në një video të siguruar nga IndeksOnline, shihen duke u konfrontuar sigurimi i stacionit me sirianët. Këtyre të fundit nuk iu është lejuar të jenë pasagjer të linjës për Prishtinë.
Vlen të përmendim faktin se kohëve të fundit dukshëm është rritur numri i azilkërkursve sirianë në Kosovë./IndeksOnline/