11:26 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kështu u zgjua Gjakova sot, pa drunjët 50-vjeçar

Deputetja  nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka publikuar disa pamje nga Gjakova sot në mëngjes.

Aty shihet një kaos i vërtetë, i shkaktuar nga prerja e drunjëve 40-50 vjeçar në rrugën kryesore të qytetit “Nëna Terezë”.

Sipas Kusarit-Lila ky është krim mbi të drejtat dhe liritë e njeriut dhe mbi trashëgimin historike e urbane.

Ajo kritikoi qeverisjen lokale për këtë, shkruan IndeksOnline.

“Kështu u zgjua sot Gjakova. Drunjët 40 – 50 vjeçar u prenë në rrugën kryesore të qytetit “Nëna Terezë”, për të zgjeru rruga për më shumë makina, për të ngushtu trotuaret dhe për t’u vështirësuar ecja e këmbësorëve.

Ky jo vetëm që është krim mjedisor, është krim mbi të drejtat dhe liritë e njeriut, është krim mbi trashigiminë historike dhe urbane, krim mbi identitetin e qytetit dhe është krim pasojat e të cilit do të ndjehen edhe për shumë vjet të tjera.

Fatkeqësisht kjo është pamja e vërtetë e slloganit të zgjedhjeve qendrore nga partia në pushtet në Gjakovë, “Kosova 100%” dhe sllogani i zgjedhjeve lokale “Tash Gjakova”.

Ndotje, mjerim dhe krim!”, tha ajo./IndeksOnline/