75 Mall Live Search
20:44 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kështu ua ulin kilometrat makinave në Shqipëri (Foto)

Një pjese të mirë e makinave të përdorura që futen në Shqipëri ua ulin kilometrat e bëra duke i prezantuar kështu tek blerësit potencial si më të reja dhe më pak të përdorura.

Ky është një veprim i rëndom tashmë aq sa të gjithë janë në dijeni, megjithatë ne të Albeu.com po ju sjellim disa shembuj të siguruar në një servis që merret me këtë veprimtari duke vërtetuar kështu faktin se në Shqipëri futen kalbësira, të cilat më pas shiten sikur të ishin pak të përdorura.

Në galerinë e mëposhte do të shikoni se si një makinë tip Toyota është futur në Shqipëri me 197 000 kilometra. Por, për t’a shitur disa mijë euro me shtrenjtë, tregtari ka kërkuar uljen e kilometrave.

Kështu, makina u nxorr në treg me 123 000 kilometra.

Makina Honda Civic e vitit 2016 hyri në Shqipëri me rreth 64 000 kilometra të bëra, por pronarit i duhej ta shiste me argumentin se e kishte përdorur vetëm “një plak” dhe kështu ia përgjysmuan kilometrat duke i shtuar edhe disa mijëra euro në çmim.

Një Toyota e vitit 2010 hyri në portin e Durrësit me 175 000 kilometra, por tregtarit iu dukën shumë dhe kështu kërkoi fshirjen e 100 000 kilometrave duke e hedhur në treg me vetëm 75 000 kilometra.

Sigurisht, këtu ka shembuj nga më ekstremët ku makina që janë përdorur taksi jashtë me nga 400 000 apo 500 000 kilometra të bëra janë shitur me gjysmën e tyre, por shembujt e mësipërm vjen për të kuptuar ”kasaphanën” në këtë sektor.