“Kështu veç po shtohen pedofilët”, vije reagimi i radhës nga Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësie, Albulena Haxhiu mbrëmë ka thënë se një prind i një vajze 14 vjeçare e ka njoftuar se në dhjetor të vitit 2021, ka pasur tentim dhunim të vajzës së tij 14 vjeçare.
Ky postim i saj dhe paralajmërimi se do ta denoncoj në polici Korab Blakajn, i cili ka ironizuar me statusin e ministres Haxhiu ka nxitur reagime të shumta në publik.
Në anën tjetër, ministrja e Drejtësisë, ka reaguar sot sërish përmes rrjeteve sociale.
Postimi i plotë i saj:
Pedofilët dhe ata të cilët i normalizojnë e tallen me këto krime nuk dallojnë dhe aq.
Relativizimi dhe përqeshja e pedofilisë, vetëm sa do ta rëndojë situatën dhe do t’i shtojë pedofilët e do ta normalizojë këtë krim!