13:38 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kështu veprojnë të rinjtë anglezë kur nuk i pranojnë femrat

Një kamerë e vëzhgimit në Angli regjistroi një moment në të cilin një adoleshente u rrëzua pasi ia bëri me dije një të riu që e përcolli gjithë mbrëmjen se nuk ishte e interesuar për të.

Gabriele Walsh (18) ishte në një ndejë të natës të shtunën e kaluar kur një sulmues i dyshuar dhe dy djemtë e tjerë iu afruan asaj.

Në video mund të shihni adoleshenten që rrëzohet si rezultat i goditjes dhe kalimtarët përreth që drejtojnë për ta ndihmuar, transmeton KosovaPress.

Walsh u përpoq të largohej nga djemtë, por pasi ata deshën të vinin në kontakt me të, ajo tha me mirësjellje: “Unë kërkoj falje, por nuk jam e interesuar”.

Pas kësaj erdhi deri te grindja, dhe njëri nga djemtë e goditi Walsh, pas së cilës ajo mbeti pa vetëdije.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.