14:02 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kështu vidhet fëmija 11 ditëshe nga hajnat, me ndihmën e dados (Video)

Pamje të marra nga kamera e sigurisë në shtëpi tregojnë momentin kur një grua vjedh fëmijën e sapolindur të familjes nga dera e prapme e shtëpisë.

Vjedhja u bë si pjesë e planit të përpunuar dhe koordinuar nga NadeneManukau-Togiavalu, e cila ishte punësuar nga familja për t’u kujdesur për fëmijën.

Në natën e saj të tretë në shtëpi, në periferi të Epsom, Auckland, Togiavlu sinjalizoi kushëririn e saj të hynte brenda pasi babai i foshnjës kishte rënë në gjumë.

Videoja tregoi Sydnee Taulapapa, 18 vjeçare duke hapur derën me një telekomandë dhe duke hyrë në shtëpi përmes derës së pasme së bashku me kushëririn e saj.

Ajo shihet se u larguar nga shtëpia pak më vonë duke mbajtur fëmijën dhe çantat e mbushura me gjëra të vlefshme.

21 vjeçarja ishte munduar të bindte familjen dhe miqtë e saj se ajo ishte shtatzënë nga prilli i vitit 2017.

Ajo më pas u tha njerëzve që kishte lindur, pavarësisht se nuk ishte shtatzënë.

Kështu ajo doli më pas me idenë për të vjedhur foshnjën nga familja që po  ndihmonte.

Pasi kushëriri i saj e kishte lënën me fëmijën vetëm 11 ditëshe, Manukau-Togiavalu thirri: “Shtëpia është grabitur! Shtëpia është grabitur”.

Tetëdhjetë policë kërkuan gjashtë orë para se fëmija të gjendej dhe u kthye në mënyrë të sigurt gjatë ditës së nesërme.

Togiavalu është burgosur për tre vjet për rrëmbim, vjedhje, ngacmim kriminal./Indeksonline/