Kështu votoi Kosova për lojtarin më të mirë në Botë

Mbrëmë FIFA ka zgjedhur lojtarin më të mirë në Botë për vitin 2021.
Robert Lewandowski u zgjosh më i miri duke marrë më shumë vota se kundërshtarët e tij, shkruan Indeksonline.
Polaku këtë çmim e fitoi falë edhe votës së Kosovës.
Kapiteni Samir Ujkani e vlerësoi me pikë maksimale sulmuesin e Bayernit.
Ai votoi edhe për Lionel Messin dhe Mohamed Salah. /IndeksOnline/