75 Mall Live Search
09:11 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

Këso golash, veç Messi e Kololli dinë të shënojnë

Mbrëmë në ligën e Zvicrës u luajt ndeshja midis St.Gallenit dhe Zurichut,ku mysafirët shënuan fitore me rezultat 0:4.

Njëri nga protagonistët e ndeshjes ishte kosovari, Benjamin Kololli, i cili shënoi golin e tretë të ndeshjes, transmeton Indeksonline.

Benji arriti që të driblonte katër futbollistë dhe të shënonte gol të mrekullueshëm.

Ky gol i Kolollit kishte ngjashmëri të madhe me golin e famshëm të Lionel Messit kundër Zaragozës./Indeksonline/