75 Mall Live Search
15:32 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Këso ‘kallaballëku’ në Gjilan njeriu sheh vetëm kur vinë mërgimtarët!

Prej nesër masat lidhur me parandalimin e COVID-19 në Kosovë janë ndryshe.

Fakti se prej datës 15 qytetarët kanë të drejtë dalje vetëm një orë e gjysmë në ditë ka ndikuar që shumica prej tyre të dalin sot për të kryer nevojat lidhur me furnizime apo gjëra të ngjashme.

Tollovia që është krijuar në qytetin e Gjilanit nuk është aspak për t’u dëshiruar kur dihet mirë se sa lehtë shpërndahet virusi me të cilin po përballet e gjithë bota.

Në një video të dërguar në Indeksonline shihet se thuajse i gjithë qyteti është stërmbushur me vetura, e lëre më marketet e bankat që sot ishin përplot me qytetarë./Indeksonline/