Kessie refuzon kontratën e re nga Milan, PSG interesohet për të

E ardhmja e mesfushorit Franck Kessie duket ende e paqartë, me mesfushorin që nuk e ka pranuar kontratën e re nga Milan, transmeton Indeksonline.
Rossonerët dëshirojnë ta mbajnë mesfushorin në skuadër duke i ofruar kontratë të re, por oferta e fundit që do t’i jepte 6.5 milionë euro në sezon u refuzua nga Kessie.
Në anën tjetër, PSG janë të interesuar për shërbimet e tij dhe mund të bëjnë një levizje në janar apo verën e vitit të ardhshëm.