75 Mall Live Search
19:40 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Këta 12 futbollistë dolën në stërvitje te Kosova

Kombëtarja e Kosovës në futboll zhvilloi stërvitjen e parë parapërgatitëse për miqësoren me Danimarkën.

Trajneri Bernard Challandes, vendosi që ti pushonte futbollistët që patën ndeshje ditën e diel, shkruan Indeksonline.

Ndërsa ata që luajtën të premten dhe të shtunën ishin të pranishëm në stërvitje. Edon Zhegrova, Herolind Shala, Samir Ujkani, Bernard Berisha, Fidan Aliti, Atdhe Nuhiu, Visar Bekaj, Florent Hasani, Amir Rrahmani, Leart Paqarada, Bersant Celina dhe Lirim Kastrati.

Stërvitja zgjati rreth 1 orë dhe ishte e hapur për media. /Indeksonline/