Këta do të jenë asistentët e Slaven Biliqit te Kroacia
Slaven Biliq do të jetë trajner i ri i Kroacisë, pas largimit të Zlatko Dalic.
Sipas mediave kroate, Bilic është takuar me presidentin e HNS-së, Marijan Kustic, ku diskutuan për projektin e kombëtares, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu Bilic ka ndërtuar edhe stafin e tij teknik me të cilin do të punoj.
Stafi do të përfshijë asistentët Danilo Butorović dhe Dean Računica, si dhe trajnerin e portierëve Vatroslav Mihačic./IndeksOnline/

