75 Mall Live Search
16:43 / E Hënë, 12 Korrik 2021 / OSH

Këta do të jenë dy portierët e Arbërisë për sezonin e ardhshëm

Klubi i Arbërisë edhe pse në Ligën e Parë, duket se nuk e ka ndërmend të qëndroj gjatë aty.

Arbëria po është shumë aktive në merkaton verore, duke sjell emra të rinj në ekip dhe të renovoj me disa nga lojtarët që i kishte edhe sezonin që shkoj, transmeton Indeksonline.

Ekipi nga fshati i Dobrajës sot ka rinovuar me dy portierët, Armend Miftari dhe Andi Thaçi.

Dyshja do të jenë portierët kryesor të ekipit në sezonin e ri./Indeksonline/