10:03 / E Shtunë, 11 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Këta janë 10 futbollistët me më së shumti gola në vitin 2023

Kur po shkojmë drejt fundit të vitit kalendarik, kujtojmë 10 golashenuesit më të mirë deri më tani.

Yjet nga skuadrat e mëdha evropiane, por edhe ato botërore, janë pjesë e kësaj liste, shkruan IndeksOnline.

Nga muaji janar e deri më tani, futbollisti i Manchester Cityt, Erling Haaland është golashenuesi më i mirë deri më tani me 46 gola.

Pas tij vjen Cristiano Roanldo i cili ka shënuar 44 gola, ndërsa në vendin e tretë ndodhet Harry Kane me 40 gola.

Lista me 10 futbollistët që kanë shënuar më shumë gola në vitin 2023:

Erling Haaland – 46 gola

Cristiano Ronaldo – 44 gola

Harry Kane – 40 gola

Barnabas Varga – 38 gola

Gjerman Cano – 35 gola

Kylian Mbappe – 35 gola

Hugo Cuypers – 32 gola

Victor Osimhen – 32 gola

Lautaro Martinez – 31 gola

Mauro Icardi – 31 gola

/IndeksOnline/